“Ku e gjen kohën të dalë në media”, Tritan Kalo i përgjigjet Ilir Beqajt

Mjeku Tritan Kalo i është përgjigjur deklaratave të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, tha se habitej që si një mjek që është në vijën e parë të luftës me koronavirusin, gjen kohë të dalë në studio televizive.

Përmes një postimi në Facebook, Kalo thotë se e gjen kohën të shprehet për “ata që vuajnë nga keqpërdorimi 30-vjeçar i pusht-shtetit nga pusht-shtetarët duar-gjatë e të pangopur”.

Sipas tij, arsyeja e vetme që ai del në media është të informojë publikun, i cili sipas tij dezinformohet nga shumë informacione të pabazuara që publikohen rreth koronavirusit.

Postimi i plotë:

DUKE qënë në vijën e parë të sfidës ndaj Covid-19, DUHET ta dijë gjithkush se si profesionist dhe qënie sociale e ndërgjegjësuar, si një MANTELBARDHË i panjolltë, UNË e gjej edhe kohën të mendoj e të shprehem për ata/ato, që vuajnë nga keqpërdorimi 30 vjeçar i PUSHT-SHTETIT nga PUSHT-SHTETARËT duar-gjatë e të pangopur….

Në “PROVOKACIJA” më 1 Maj 2020, me moderatorin e njohur Mustafa Nano….Publiku në këto Kohë Covidiane e ka të domozdoshme të informohet e të mos “provokohet” nga gjithfarë diskutimesh e debatesh në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale, të cilat janë shpesh jo të mirë-mbështetura mbi shumë fakte….HEDHJA në tregun informativ të shumë e shumë hipotezave, ende të pa mbështetura mbi fakte të qënësishme:

1- Epidemiologjike, 2- Virologjike, 3- Imunologjike, 4- Klinike dhe 5- Imazherike, mundet të mos ndihmojnë në nxjerrjen e të vërtetës së Fillim – Evolucionit të Pandemisë Sars-Cov2/Covid-19, jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë….KOHA dhe ANALIZIMI i çdo hapi të hedhur në këtë udhë të vështirë për të gjithë ne, do na bëjë të nxjerim jo pak mësime të vlefshme për sfida të ngjashme në të ardhmen….KONTRIBUTI i gjithkujt sado i vogël qoftë ai është mjaft i dobishëm….SHPRESOJ se gjithkush mundet të kujtojë kryeveprën e Nobelistit Gjerman Hajnrih Bellit:

”Po ku ishe ti Adam”, ndaj edhe unë NUKU dua të kujtohem si “një Adam” pas disa muajsh, në periudhën POST-COVIDIANE e të mos japë kontributin tim në këtë sfidë ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….

Bashkëkombasit e mi, VIJONI të BËNI shumë kujdes për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga INFEKSIONI Sars-Cov2/Covid-19….KA SOT më shumë se DJE edhe DRITË jeshile në fund të tynelit…NE së bashku do ia dalim me sukses në këtë SFIDË që bart emrin Covid-19!!!


Shtuar 2.05.2020 21:21