“Sytë dhe zemrën te ju”, TKZ shpalosin banderolën në “Air Albania”

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Katar 2022.

Përveç djemve të Kombëtares që duket se janë gati, edhe tifozët ‘kuq e zi’ janë përgatitur për këtë sfidë.

 

 

Ndonëse, nuk do të jenë prezent fizikisht në stadiumin ‘Air Albania’ si shkak i Covid-19, ata përmes një baneri ku shkruan, “Sytë dhe zemrën te ju”, po i përkrahin fuqishëm ata.


Shtuar 28.03.2021 13:35