Deschamps këshillon Pogban: Duhet të luajë në mënyrë që të arrijë formën optimale

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka folur për yllin e skuadrës, Paul Pogba.

Pogba humbi 10 ndeshje për United pasi pësoi një dëmtim në këmbë, por u kthye në veprim këtë muaj dhe ndihmoi skuadrën e Premier League të arrinte çerekfinalet e Europa League me golin e fitores në një fitore 1-0 në AC Milan.

Pogba nuk ishte startues në ndeshjen kundër Ukraninës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Ylli i Manchester United, u inkuadrua nga banka rezervë, por pritet të startojë kundër Kazakistanit sot.

“Ai nuk është në formën më të mirë, kur hyri në lojë në ndeshjen kundër Ukrainës, ne nuk ishim duke përjetuar momentin tonë më të mirë”, tha ai.

“Por, përkundër kësaj, ai bëri paraqitje të mirë për 30 minuta”, shtoi ai.

“Ai ishte në të njëjtën situatë në nëntor, por atij i duhet minutazh për të arritur formën që kishte më herët. Ai duhet të luajë më shumë”, tha Deschamps.


Shtuar 28.03.2021 13:24

Tags: ,