Miralem Pjanic është në bisedime të avancuara me Besiktas.
Fabrizio Romano i Sky Sport Italia pretendon se përfaqësuesit e klubit turk po negociojnë për kushte personale me reprezentuesin e Bosnjës i cili mund të transferohet në Besiktas si huazim.
Mundo Deportivo raportoi më herët se Pjanic ka një ofertë edhe nga Zenit Shën Petersburg, por 31-vjeçari do të donte të qëndronte në Barcelonë deri në janar. /albeu.com/