Thaçi iu drejtohet qytetarëve të Kosovës, flet edhe për mandatin e Gjykatës Speciale (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një video-mesazhi i është drejtuar qytetarëve të vendit duke iu shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që kanë humbur personat e dashur nga virusi Covid-19.

Ndër të tjerash, ai ka falënderuar edhe Qeverinë e Shqipërisë që kanë krijuar mundësinë e udhëtimit të kosovarëve drejt vendeve bregdetare në Shqipëri.

Në fund, Thaçi ka folur edhe për zhvillimet rreth Gjykatës Speciale, duke thënë se të gjitha fjalët e thëna për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mund të pastrohen vetëm përmes drejtësisë.

“Politika të mos përzihet në drejtësi, e as drejtësia në politikë. Kjo është arsyeja që kam mbështetur çdo tribunal ndërkombëtar të krijuar deri më tani”, ka thënë presidenti.


Shtuar 24.08.2020 19:09