Pothuajse zyrtare, Vojvoda transferohet tek ekipi i madh i Serie A

Mërgim Vojvoda në sezonin e ri do të jetë pjesë e Serie A.

Korrespodenti i Albeu.com në Torino, Nderim Kaçeli ka mësuar se mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda do të transferohet nga Standard Liege tek Torino.

Transferimi i Vojvodës do t’i kushtoj skuadrës së Torinos 5.5 milionë euro.

Për Vojvodën ishte e interesuar edhe Atalanta, por ata nuk arritën marrëveshje me Liegin.


Shtuar 24.08.2020 18:55