Kosova do të përfaqësohet me flamur dhe himn në ndeshjen në udhëtim ndaj Spanjës në eliminatoret e Botërorit në futboll.
Kosova do të luajë në udhëtim kundër Spanjës me flamur dhe himnin e saj në kuadër të takimit kualifikues për Kampionatin botëror.
Edhe pse Federata e Futbollit të Spanjës në një postim fillestar iu referua Kosovës si “territor i Kosovës”, mediumi spanjoll El Confidencial raporton se Spanja do ta presë Kosovën duke i respektuar të gjitha simbolet e shtetit tonë.
Mediumi shkruan se ky është një hap vendimtar në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pasi Spanja, e cila udhëheq grupin evropian të përbërë nga vetëm pesë vende, refuzon të njohë sovranitetin e territorit të Ballkanit.
Megjithatë, Ministria e Punëves të Jashtme të Spanjës, të cilën e citon mediumi, thotë se “politikisht kjo nuk e ndryshon pozicionin e Spanjës për Kosovën as edhe një centimetër”.
Mediumi spanjoll shkruan se tash janë FIFA dhe UEFA që e detyruan Spanjën të pranojë me vendosjen e të gjithë simboleve të Kosovës në Sevilla, qyteti ku do të zhvillohet ndeshja.
Kosova do të jetë mysafire e Spanjës më 31 mars në Sevilla.