Bayerni i pasigurtë për të ardhmen e Flick, shikon për zëvendësuesin

Skuadra e Bayern Munchen ka nisur punën për trajnerin e ri të skuadrës.

 

Hansi Flicku mund të largohet nga Bayerni dhe të ulet në stolin e Kombëtares së Gjermanisë. Krejt kjo për shkak se Federata gjermane e Futbollit njoftoi publikun se Joachim Lowi do të largohet në fund të Kampionatit Evropian.

 

Sipas “BILD”-it, Bayerni ka filluar hulumtimin për trajnerin e ri. Emri i vetëm që u përmend nga ky medium se zëvendësues i Flickut, është Julian Nagelsmann. 33-vjeçari është i lidhur ngushtë edhe për një aventurë në Premierligën angleze, por Bundesliga dhe Bayerni për të do të ishin vendimin më i mirë.

 

Nagelsmanni për momentin është trajner tek ekipi i Leipzigut. Në sezonet 2016-19 ai ishte menaxher edhe i klubit, Hoffenheim.


Shtuar 11.03.2021 13:55