Mourinho ka transformuar totalisht Romën në dy ndeshjet e para.
Verdhekuqtë shkaterruan me rezultatin 0-4 Salernitanan.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në të dytën djemtë e Mourinhos u shndërruan totalisht.
Dopieta e Pellegrinit dhe golat e Verotout e Abraham gjunjëzuan skuadrën e sapoardhur nga Seria B.
Në dy ndeshjet e para Roma duket një tjetër skuadër, krahasuar me sezonin e kaluar.
Kryeqytetasit kanë shënuar 8 gola në 2 sfida, çka tregon një shifër mjaft impresionuese.
Edhe pse jemi vetëm në fillimin e kampionatit, “The Special One” është duke vendosur rregullat e tij.
Ndërkohë, tifozët e Romës kanë filluar të ëndërrojnë Serie A, ku për herë të fundit e kanë fituar në 2001. /albeu.com/