Efekti “Messi”, rekord shikueshmërie në Ligue 1

Ligue 1 parakalon shkallët në renditjen e kampionateve më të ndjekura në Europë. Falë investimeve të PSG-së dhe goditjes së madhe të pak javëve më parë me transferimin e Messit parizienët bëjnë bingo sa i përket shikueshmërisë. Transferimi i argjentinasit nën hijen e kullës Eiffel ishte një goditje e madhe për klubin, që nuk iu desh të paguante për kartonin e atij që shumë e konsiderojnë si lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, por njëkohësisht ka fituar dhe kampionati, si në aspektin e interesit mediatik ashtu edhe në atë të spektatorëve.

Gerard Pique, që i është përkushtuar njëkohësisht edhe biznesit, bleu të drejtat e transmetimit të Ligue 1 dhe ofroi debutimin e Messit gratis nëpërmjet platformës Twitch, ku ka patur një rekord ndjekësish. Ndërkohë edhe në Francë biletat e ndeshjeve të PSG duket se shpejt do të kthehen në diçka të rrallë dhe të çmuar për t’u gjetur.

Rekord shikueshmërie edhe në televizion, siç shpjegon “L’Equipe”. 10.5 milionë francezë ndezën televizorin për të parë Reims-PSG në pritjen e ethshme për të parë që argjentinasi të zbriste për herë të parë në fushë me fanellën e re. Mision i përmbushur dhe njëkohësisht një rekord domethënës për Messin, debutimi i tij u bë menjëherë ndeshja më e parë në televizion në të gjithë historinë e Ligue 1.

Natyrisht, përballja e skuadrës pariziene me modestët e Reims nuk mund të bëhej ndeshja më e parë në total, pasi parakalohet nga takimet e Francës në Botëror apo Europian, por është një sinjal i qartë se ndeshjet e PSG-së në Europë do të thyejë një tjetër rekord shikueshmërie në klasifikimin e audiencës. Për publikun shqiptar, ndërkohë DigitAlb, shtëpia e kampionëve, ofron mundësinë për të mos humbur asnjë moment nga aksioni i Messit me shokë, me Ligue 1 që është vetëm një ndër perlat e shumta në gjerdanin e eventeve madhore sportive që transmetohen në platformën më të dashur për gjithë shqiptarët.


Shtuar 31.08.2021 15:33