Një zjarr masiv ka përshirë fshatin Gjat në Lunxhëri të Gjirokastrës. Mësohet se flakët janë aktivizuar mbrëmjen e sotme dhe po përhapen me shpejtësi duke u favorizuar edhe nga era që fryn në këtë zonë.
Zjarri po përparon drejt zonave të banuara duke rrezikuar edhe shtëpitë. Forcat e zjarrfikëses janë nisur për në vendin e ngjarjes.
Kjo është hera e tretë vetëm brenda javës së fundit që në Gjirokastër raportohet për vatra të ndryshme zjarri. Të gjitha dyshohet se janë të qëllimshme.