Balerini shqiptar dhe partnerja e tij bëhen sërish prindër, zbulohet gjinia e bebit (FOTO LAJM)

Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij Charlotte Lazzari janë bërë prindër për herë të dytë.

Ata janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Gabriel.

Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë Kledi përmes një postimi në Instagram. Ai ka publikuar një foto ku shihet dora e vogëlushit të porsalindur, ku ka shkruar emrin dhe momentin e lindjes së të birit.

Para pak kohësh, Kledi dhe partnerja e tij Charlotte kanë dhënë lajmin e gëzueshëm për të gjithë ndjekësit se do të bëhen prindër për herë të dytë

Kledi dhe Charlotte ndanë foto të ekos së bebushit në bark, duke zbuluar se do të vijë në jetë në muajin gusht dhe më në fund ai moment kaq i bukur për familjen erdhi.

Kujtojmë se para pesë vitesh, Kledi Kadiu, u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Charlotte solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Lea, e cila ishte një kopje e vogël e mamasë së saj./albeu.com

 


Shtuar 29.08.2021 22:11