Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e “Astirit”, Tiranë, ku një vajzë e mitur nga mbetur e plagosur si pasojë e përplasjes nga një kamion.
Vajza është transportuar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për drejtuesin e kamionit, që e aksidentoi.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.