Tapë në timon, 33-vjeçari nga Fieri i bën “zborin” policisë por e pëson keq në fund

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin Ermal Mema, 33 vjeç, banues në Levan, Fier.

Në Divjakë u arrestua për prodhim dhe shitje të narkotikëve, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë shtetasi Ledio Ndoni.

Në Lushnjë u arrestua për plagosje të lehte me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta shtetasi Fabio Zeneli.

Njoftimi:

DVP Fier

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, 2 procedohen penalisht dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Fier/ Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Divjakë/ Vihet në pranga një shtetas i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur, mbante me vete lëndë narkotike dhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Procedohet pasagjeri për mbajtje pa leje të municionit luftarak.

Lushnjë/ Plagosën me sende të forta një shtetas, arrestohet një prej tyre, një procedohet penalisht dhe shpallen në kërkim tre të tjerë. Sekuestrohet një armë e ftohtë, dorezë grushti.

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin Ermal Mema, 33 vjeç, banues në Levan, Fier.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 09.02.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Komisariatit të Policisë Divjakë për të ndaluar dhe pasi u kap nga këto shërbime, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit personal iu gjetë një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu u procedua penalisht pasagjari në automjet, shtetasi A. Dh., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në banesë, ju gjetën municion luftarak të cilat i mbante pa leje.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin F. Z., 33 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. Z., 24 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit J. Z., 27 vjeç, E. B., 33 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, pasi të pestë këta shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasin B. Ç., 26 vjeç.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale doreza e grushtit e cila iu gjet shtetasit F. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.