Rokadë në PD: Ikin Paloka dhe Spaho, ja kush i zëvendëson

Teksa kryeministri i vendit Edi Rama po projekton qeverinë e tij të re për katër vitet e ardhshme pas fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit, edhe në PD po bëhen ndryshime me qëllim që Shtatori t’i gjejë gati për sfidat e reja që priten të përballen.

Ditën e hënë, Partia Demokratike pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet pasuesi i Bujar Nishanit, Kryesia e re, Sekretariatet, Departamentet, por edhe organet e tjera brenda partisë.

Dy persona që pritet të lëvizin, janë dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Vendin e tyre me shumë gjasë do ta zënë Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku.

Nga ana tjetër një emër që nuk lëviz, është besniku i Lulzim Bashës, Gazment Bardhi.

Ky i fundit, mesa duket do të vijojë të jetë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Lëvizje “surprizë”, pritet që të ketë edhe në Departamente..

Do ketë shumë emra që do rivalizojnë që nga Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku, Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Gazmend Koduzi, Bardh Spahia, Fitim Zekthi, Ina Zhupa, Orjola Pampuri e deri tek Flamur Noka apo Oerd Bylikbashi dhe Ivi Kaso.

Po ashtu pritet të ketë, largime në të gjitha sekretariatet, dhe ndryshime tw mwdha edhe nw kryesinw e re.

Fakti i ndryshimeve që do bëhen në sekretariat, departamente etj do sjellë që shumë nga emrat aktualë të kryesisë të largohen, si Fatbardh Kadilli, Eno Bozdo, Florjon Mima, Endri Hasa etj./albeu.com


Shtuar 28.08.2021 12:43