Një incident është shënuar në protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, pasi autoboti i policisë drejtoi ujin me presion në hapësirën ku ndodheshin përfaqësues të medias.
Pamjet tregojnë se forca e ujit ka bërë që një gazetar dhe një operator të humbin ekuilibrin dhe të përplasen në tokë.
Të lidhura
None found

Ngjarja ndodhi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një moment kur situata ishte tensionuar dhe policia po përdorte autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit.







