Milot Rashica mund të mos jetë pjesë e Beshiktashit pas afatit kalimtar të janarit, pasi për futbollistin kosovar ka shfaqur interes një tjetër klub nga Turqia.
Sipas mediumit turk Bitlisdogruhaber, Samsunspori e konsideron 30-vjeçarin si një opsion për të përforcuar repartin e sulmit.
Të lidhura
None found
Edhe drejtuesit e Beshiktashit po e vlerësojnë mundësinë e ndarjes me Rashicën gjatë afatit kalimtar të dimrit, ndërsa vazhdimi i tij në klub mbetet i pasigurt.
Nëse nuk mbërrin një ofertë për transferimin e tij, klubi mund të marrë në konsideratë edhe zgjidhjen e kontratës.
Rashica është i lidhur me gjigantin e Stambollit deri në verën e vitit të ardhshëm. Për këtë arsye, afati kalimtar i janarit mund t’i shërbejë Beshiktashit për të përcaktuar të ardhmen e tij.
Ndërkohë, presidenti i Samsunsporit, Yuksel Yildirım, ka njoftuar se skuadra synon të afrojë të paktën katër futbollistë të rinj gjatë muajit janar.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se klubi mund të largojë dy ose tre lojtarë të huaj, me qëllim krijimin e hapësirës për përforcimet e planifikuara.






