Ekzekutimi ish-policit Frrok Lleshaj, Gjykata e Shkodrës lë në qeli Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin (Shkambi), të dyshuar për vrasjen e ish-policit Frrok Lleshaj. Ngjarja ndodhi më 4 gusht 2025 në fshatin Paçram të Vaut të Dejës.

Pas një hetimi që ka zgjatur rreth një vit, Prokuroria e Shkodrës dyshon se Piroli dhe Ymeri janë ekzekutorët e ish-policit. Sipas akuzës, identifikimi i tyre mbështetet te pamjet e kamerave të sigurisë, të dhënat e tabulateve telefonike dhe dëshmitë e mbledhura gjatë procedurës hetimore.

Të lidhura

None found

Burimet bëjnë me dije se nga verifikimi i kamerave, dy të dyshuarit janë parë duke lëvizur pranë zonës ku ndodhi krimi. Ata dyshohet se kanë ndjekur më herët një itinerar që nis nga Fushë-Kruja, ku mendohet se kanë siguruar armët, vijon përmes rrugës së vjetër Lezhë-Shkodër dhe përfundon në vendin e ngjarjes.

Në dosjen hetimore është përfshirë edhe dëshmia e një personi që ndodhet në burg. Ai ka deklaruar se autorët e vrasjes janë Vinçesk Piroli dhe Kristjan Ymeri. Edhe pse nuk ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, sipas prokurorisë dëshmitari ka thënë se i njeh dy personat dhe ka dijeni për përfshirjen e tyre në krim.

Gjatë seancës gjyqësore, avokatët e dy të dyshuarve kanë kundërshtuar akuzat dhe kanë mohuar që klientët e tyre të kenë lidhje me vrasjen. Në vend të burgimit, ata kanë kërkuar caktimin e masës “Arrest në shtëpi”.

Edhe Piroli dhe Ymeri i kanë mohuar akuzat. Vinçesk Piroli ka deklaruar se nuk ka kryer vrasjen dhe se po përballet me një persekutim nga drejtësia për shkak të publikimeve mediatike ku është përmendur emri i tij. Ai ka vënë në pikëpyetje edhe dëshminë kundër tij, duke pretenduar se personi që e akuzon ka probleme të shëndetit mendor dhe se deklaratat e tij nuk bazohen në fakte.

Kristjan Ymeri është shprehur se është një njeri familjar dhe i qetë, ndërsa ka mohuar çdo përfshirje në krim apo në vrasjen e ish-policit.

Mbrojtja ka kërkuar gjithashtu kryerjen e një akti ekspertimi për të vlerësuar gjendjen psikike të dëshmitarit që i ka identifikuar dy të dyshuarit si autorë të krimit.

Një nga pistat e hetimit është ajo e një vrasjeje të porositur kundrejt pagesës, me motiv të mundshëm gjakmarrjen. Dyshimet lidhen me konfliktet e mëparshme të familjes Lleshaj, e cila, sipas burimeve, është përfshirë në të paktën dy ngjarje të rënda: një përplasje me kushërinj, ku mbeti i vrarë një person, dhe një tjetër vrasje në Greqi.

Frrok Lleshaj kishte vuajtur më parë një dënim prej 25 vitesh burg. Dy vite pasi kishte dalë nga burgu, ai ishte rikthyer në fshatin Paçram, ku merrej me blegtori, deri kur u ekzekutua më 4 gusht 2025.

Vinçesk Piroli dhe Kristjan Ymeri akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”. Vendimi për caktimin e masës së sigurisë nuk përbën shpallje fajësie ndaj tyre.


Shtuar më 28.11.2026 13:32

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobet