Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, një situatë e tensionuar ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar në Vlorë, ku janë shënuar përplasje mes policisë dhe qytetarëve pjesëmarrës në tubim.
Sipas pamjeve nga protesta, efektivët e policisë, kanë përdorur spraj me piper ndaj protestuesve, ndërsa disa qytetarë janë shoqëruar në mënyrë të dhunshme.
Të lidhura
None found
Gjatë përplasjes, protestuesit janë dëgjuar duke hedhur thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes të cilave: “Poshtë diktatura!” dhe “Edi Rama, o tradhtar!”.
Si pasojë e incidenteve, mësohet se janë shoqëruar dy persona, Arben Abazaj dhe Gëzim Zilja, ndërsa një qytetar është lënduar gjatë përplasjes.







