Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, nga Vlora, qyteti ku më 28 nëntor 1912 u ngrit flamuri kombëtar.
Kreu i Shtetit mori pjesë në ceremoninë e nderimit të Ismail Qemalit dhe etërve të Pavarësisë, së bashku me kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Presidenten e Kosovës, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtuesit vendorë të Vlorës.
Të lidhura
None found
Në mesazhin e tij të urimit, Presidenti Begaj, bëri thirrje për unitet kombëtar, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe përparimit të vendit.
“Nga Vlora e Pavarësisë, gëzuar 114-vjetorin e Ditës së Flamurit të gjithë shqiptarëve!
Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë.
Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!”, shkroi Presidenti Begaj në mesazhin e tij.







