Skifterat” nderojnë Prekazin më 28 Nëntor dhe mobilizojnë tifozët për derbin me Dritën

Tifozët e Gjilanit, të njohur si “Skifterat”, e kanë përkujtuar Ditën e Flamurit me një vizitë në Prekaz, duke nderuar sakrificën e familjes Jashari, si dhe të gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit.

Nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale, tifogrupi ka përcjellë urimet për 28 Nëntorin dhe ka vënë në pah peshën historike të kësaj date, bashkë me sakrificën e bërë për lirinë, dinjitetin dhe flamurin kuqezi.

Të lidhura

None found

“Në vendin ku historia u shkrua me gjak, në vendin ku u flijuan jetë për lirinë, dinjitetin dhe flamurin kuq e zi”, thuhet në mesazhin e “Skifterave”, i cili përmbyllet me fjalët: “Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit!”.

Mes urimit për festën kombëtare, tifozët gjilanas kanë shfrytëzuar rastin për të kërkuar pjesëmarrje të madhe në stadium, në mbështetje të skuadrës së tyre për derbin ndaj Dritës.

Ndeshja mes dy rivalëve lokalë do të zhvillohet të dielën në orën 16:00, në stadiumin ndihmës, si pjesë e javës së 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

“Skifterat” u janë drejtuar anëtarëve të grupit me ftesën që të jenë të pranishëm në stadium dhe ta përkrahin ekipin në këtë duel të rëndësishëm.

“Të gatshëm si asnjëherë më parë!”, thuhet në mesazhin përmbyllës të tifogrupit gjilanas për derbin.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetholiganbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle