Ariel Velasquez-Morales u ndalua në shtëpinë e tij në Boston nga agjentë të Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE), vetëm disa ditë pasi kishte fituar 1 milion dollarë në lotari.
Autoritetet e lidhën arrestimin me statusin e tij të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
Të lidhura
None found
Pas fitores, Velasquez-Morales publikoi në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqej me çekun simbolik, ku dalloheshin emri i tij dhe shuma e çmimit. Nuk dihet nëse kjo pamje u shërbeu autoriteteve për ta identifikuar apo gjetur.
ICE komentoi arrestimin me ironi, duke deklaruar: “Me sa duket, fati i tij kishte marrë fund”.






