Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e lidhur atë me investimin te të rinjtë dhe zhvillimin e aftësive profesionale.
Kryeministri u bëri thirrje investitorëve të shohin përtej perceptimeve të vjetra për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, duke theksuar potencialin e rajonit si një mundësi konkrete investimi për Europën.
Të lidhura
None found
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe zgjidhjeve bioteknologjike për konkurrueshmërinë e ekonomisë, ndërsa nënvizoi se suksesi i investimeve duhet të matet me projekte konkrete, biznese që rriten dhe vende pune të qëndrueshme.
“Ajo çfarë ndoshta mund të mos e keni dëgjuar është ligji ynë krejt i ri për strehimin e përballueshëm. Në vitin 2000 kur u bëra kryetar bashkie kishim një bulevard të rrethuar nga një qytet i humbur në mes të Europës. Sot kemi një qytet europian e të të njëjta probleme si në Europë. Nuk po kërkojmë më një akt besimi, po tregojmë bilanc dhe Europa është në një moment vendimtar. Transformimi i saj nga IA, enertgjia do kërkojë horizonte dhe kapacitet të rinj. Rajoni ynë nuk është përgjigja por pjesë e përgjigjes. Mundësi për ne dhe investim strategjik që Europa duhet ta bëjë për sigurinë e vet ekonominë. Kjo konferencë ka kaluar nga dialogu në zotime për të dytin vit me radhë.
Do e masim suksesin me projekte që ndërtohen, biznese që rriten dhe vende pune që zgjasin. Teknologjia e thellë, IA, zgjidhjet bioteknologjike dhe këto duhet të vijnë në qendër të modeli tonë ekonomik. Janë themelet e konkurrueshmërisë. Sistemet e ndërlidhura vlejnë më shumë për ne, aftësitë dhe produktiviteti janë ato që tërheqin aftësi me nivel të lartë. Jam i sigurt që keni dëgjuar për një projekt që përfshijnë një ishull dhe zog të bukur, ajo që nuk keni dëgjuar se pjesa më e madhe e projektit ka të bëjë me të rinjtë dhe aftësitë.
I kërkojmë investuesit investoni në vendin tonë dhe njerëzit tanë. Integrimi europian diçka që qytetarët tanë të ndjejnë qasjen në tregje. Perspektiva europiane bëhet më reale në jetën e përditshme. Thirrja ime të shihet përtej perceptimeve të vjetruara. Ballkani Perëndimor nuk është mundësia e Europës dikur në të ardhmen, është mundësi e Europës sot. Ju kërkoj ndjesë për shiun, por për shiun ne themi është bereqet. Kësaj konference nuk mund t’i ndodhte asgjë më e mirë se shiu. Uroj që vitet të sjellin bereqet për të gjithë ju,” tha Rama.




