Më 2 dhjetor pritet të zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese, pasi Darko Kostadinovski, i cili e mban këtë post, po i afrohet fundit të mandatit dy-vjeçar.
Po ashtu, më 11 janar Kostadinovskit i skadon mandati 8-vjeçar si gjyqtar, njëkohësisht me gjyqtarin Osman Kadriu.
Të lidhura
None found
Për zëvendësimin e të dyve, presidentja Gordana Siljanovska Davkova duhet të paraqesë dy emra të rinj. Ndërsa në muajin mars, edhe gjyqtari Naser Ajdari do t’i japë fund mandatit të tij.








