Barcelona mposhti Sabahun 4-1 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, stafi teknik katalunas nuk u nda plotësisht i kënaqur nga paraqitja e skuadrës.
Edhe pse mori tri pikë të rëndësishme, Barcelona u kritikua për mënyrën si e menaxhoi takimin dhe për gabimet që i mundësuan kundërshtarit të realizonte golin e vetëm.
Të lidhura
None found
“Jam i kënaqur me tri pikët, por jo me golin që pësuam. Në këtë nivel nuk mund të pranojmë gola të tillë”, tha Flick pas ndeshjes për televizionin “Movistar”, sipas gazetës spanjolle “AS”.
Në pjesën e parë, Barcelona zotëroi topin rreth 70 për qind të kohës, por bëri edhe disa gabime të thjeshta. Pas pushimit, skuadra u paraqit dukshëm më bindshëm, shënoi tri gola dhe siguroi fitoren.
Me këtë rezultat, Barcelona shkon në 12 pikë pas pesë ndeshjeve të fazës së ligës, ku ka regjistruar katër fitore dhe një humbje.






