Emisioni i sotëm i dating show-t “Për’puthen” u shoqërua me tensione në studio.
Pas transmetimit të takimit të Erës me Sotirin, diskutimi për puthjet në buzë mes tyre e çoi atmosferën drejt përplasjes.
Të lidhura
None found
Sotiri u ngrit nga vendi dhe iu afrua Xhastinit në mënyrë konfrontuese. Ndërhyrja e djemve të tjerë bëri që situata të mos agravonte.
Debati vijoi kur Grei bëri një koment që revoltoi Erën. Ajo u ngrit me vrull dhe u drejtua nga ai, duke bërë që të ndërhynte e gjithë studioja.
Më pas, Era u largua nga studioja, e revoltuar nga situata e krijuar.
Episodin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar në linkun më poshtë:



