Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i bëri thirrje Bashkimit Europian të rishikojë mënyrën si trajton Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, vendet e rajonit kanë pritur gjatë për hapa përpara në rrugën e integrimit europian.
Para samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Mickoski tha se në diskutime do të trajtohen zgjerimi i unionit dhe buxheti për shtetet kandidate.
Të lidhura
None found
Ai vuri në dukje peshën strategjike të rajonit për Europën, duke kërkuar që mundësitë dhe potenciali i tij të mos nënvlerësohen.
“Në fokus do të jenë zgjerimi dhe buxheti për vendet kandidate. Kërkojmë një qasje tjetër ndaj Ballkanit Perëndimor. Ne jemi porta e Europës, ndaj ju lutem mos e nënvlerësoni potencialin e rajonit. Vendi ynë është në Europë. Qytetarët tanë janë të frustruar, pasi kanë pritur gjatë në oborrin e pasmë. Synojmë ta meritojmë vendin tonë në tryezë, duke u mbështetur te parimi i meritës”, deklaroi Mickoski.







