IGJEO: Të enjten priten reshje të dendura, shtrëngata dhe rrezik për përmbytje në disa qarqe

Të enjten, më 26 nëntor, moti në Shqipëri pritet të përkeqësohet ndjeshëm. IGJEO parashikon reshje intensive, shtrëngata dhe erë të fortë, si dhe rrezik për përmbytje e rrëshqitje dherash në disa qarqe.

Shkodra pritet të jetë qarku më i prekur, me reshje shumë intensive. Reshje intensive deri lokalisht shumë intensive parashikohen në Kukës, Dibër dhe Lezhë, ndërsa në Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive. Në Elbasan dhe Fier parashikohet intensitet mesatar, me mundësi për reshje lokalisht intensive. Shtrëngatat do të përfshijnë të gjithë vendin.

Të lidhura

None found

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta në lumenjtë e vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Përmbytje të lokalizuara mund të krijohen edhe në zonat urbane të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër. Rreziku do të varet nga gjendja e sistemeve të kanalizimeve.

Reshjet e dendura pritet të shtojnë prurjet në lumenjtë Drin-Bunë, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Të enjten, temperaturat minimale dhe maksimale parashikohen të luhaten nga 11 deri në 17°C në bregdet, nga 12 deri në 18°C në zonat e ulëta dhe nga 3 deri në 13°C në zonat malore. Era do të fryjë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në bregdet pritet të jetë e fortë deri shumë e fortë.


Shtuar më 25.11.2026 17:12

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel