Koreja e Veriut dëbon përfaqësuesin zviceran pas rihapjes së ambasadës në Penian: “Paralajmërim për shtetet që vendosin sanksione

Autoritetet e Koresë së Veriut i kanë dhënë përfaqësuesit diplomatik të Zvicrës 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi, ndërsa kanë kërkuar edhe mbylljen e zyrës zvicerane në Penian. Vendimi u bë publik nga mediat shtetërore, një ditë pasi Koreja e Veriut paralajmëroi se mund ta mbyllte misionin e sapohapur për shkak të sanksioneve të vendosura nga Zvicra.

Zvicra bën pjesë në grupin e kufizuar të vendeve perëndimore që ruajnë dialogun me Penianin. Ky zhvillim ndodhi vetëm disa javë pas vizitës së ministrit të Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, në Korenë e Veriut, ku u diskutua për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Të lidhura

None found

Megjithatë, marrëdhëniet u tensionuan pasi Zvicra vendosi të përfshijë në listën e sanksioneve një kamp fëmijësh në qytetin Wonsan. Masa u mor për shkak të dyshimeve se kampi kishte ndihmuar në indoktrinimin e fëmijëve ukrainas të sjellë nga territoret e pushtuara nga Rusia.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA, njoftoi se Ministria e Jashtme e Republikës Popullore Demokratike të Koresë e kishte shpallur Sylvain Astier, kreun e Zyrës Diplomatike Zvicerane në vend, “person non grata” dhe i kishte kërkuar të largohej brenda 48 orëve.

Sipas të njëjtit raport, Pak Hyon Su, drejtori i përgjithshëm i Departamentit Evropian në Ministrinë e Jashtme, thirri Astierin dhe i dorëzoi një memorandum ku kërkohej mbyllja e zyrës diplomatike.

KCNA bëri të ditur se largimi i Astierit lidhej me atë që Peniani e cilësoi si “akt të hapur armiqësor” të autoriteteve zvicerane, konkretisht me sanksionimin e Kampit Ndërkombëtar të Fëmijëve Songdowon, ku marrin pjesë studentë nga Kina dhe Rusia.

Zyra diplomatike e Zvicrës në Korenë e Veriut funksionon nën varësinë e ambasadës zvicerane në Pekin, kryeqytetin e Kinës, e cila mbulon çështjet diplomatike dhe konsullore me Penianin.

Një ditë më parë, Kim Yo Jong, motra e liderit Kim Jong Un, kishte paralajmëruar mbylljen e zyrës dhe kishte kritikuar vendimin e Zvicrës për vendosjen e sanksioneve.

Profesori emeritus i Universitetit Dongguk, Koh Yu-hwan, deklaroi për AFP se mesazhi i Penianit nuk i drejtohej vetëm Zvicrës.

“Ky është një paralajmërim për vendet e tjera se marrëdhëniet nuk do të përmirësohen nëse ato marrin pjesë në sanksione”, tha ai.


Shtuar më 25.11.2026 10:32

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel