Vedat Muriqi pritet të udhëheqë repartin ofensiv të Fenerbahçes në duelin e Championsit kundër Shakhtarit.
Sipas raportimeve të mediave turke, trajneri Emre Belozoglu e ka vendosur formacionin për këtë ndeshje dhe ka planifikuar kapitenin e Kombëtares së Kosovës në rolin e titullarit në sulm.
Të lidhura
None found
Përballja Shakhtar – Fenerbahçe do të zhvillohet sonte në Londër, në orën 21:00, dhe është pjesë e xhiros së pestë të fazës së ligës.
Fenerbahçe dhe Shakhtari kërkojnë fitoren e tyre të dytë në Champions. Aktualisht, skuadra turke numëron 5 pikë, ndërsa kundërshtari i saj ka grumbulluar një pikë më pak.
Në këtë fazë të garës, Muriqi ka realizuar vetëm një gol deri tani. Ai shënoi në fitoren e rëndësishme të Fenerbahçes ndaj Liverpoolit në xhiron e kaluar.
Sulmuesi kosovar ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to ka shënuar 9 gola, krahas 2 asistimeve.






