Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, bëri të ditur se në mbledhjen e 232-të, më 24 nëntor 2026, Qeveria vendosi të shfuqizojë vendimin për krijimin e Zonës Zhvillimore Turistike „Saraj – Liqeni i Treskës“. Sipas Elmazit, ky vendim mundëson rikthimin e plotë të pronësisë së liqenit te Komuna e Sarajit.
Elmazi e cilësoi vendimin si një zhvillim me rëndësi të veçantë për Sarajin. Ai tha se heqja e pengesës, e cila e kishte mbajtur çështjen të bllokuar për vite, krijon mundësi që kjo hapësirë me potencial turistik dhe zhvillimor t’i kthehet komunës dhe qytetarëve të saj.
Të lidhura
None found
Pas një pritjeje të gjatë dhe pengesave administrative, sipas kryetarit, po krijohen kushtet që Liqeni i Treskës të ketë një drejtim të ri zhvillimi, në shërbim të interesave të qytetarëve. Elmazi shtoi se kështu po zgjidhet një tjetër çështje që kishte mbetur pezull prej vitesh.







