Mesfushori i Portugalisë, Bruno Fernandes, mendon se Cristiano Ronaldo e ka përjetuar mungesë respekti nga ana e shokëve të skuadrës kombëtare.
Ronaldo dha dorëheqjen nga përfaqësuesja portugeze në muajin nëntor, duke u ndarë si futbollisti më i madh në historinë e vendit dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në nivel kombëtaresh.
Të lidhura
None found
Së fundmi Fernandes është pyetur për fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë dhe tha se të gjithë u përpoqën ta nderojnë atë në shkallën më të lartë të mundshme.
“Ndoshta Cristiano e ka ndjerë këtë, nuk e di… Jemi përpjekur gjithmonë ta respektojmë sa më shumë që është e mundur, sepse ai është pikë referimi për të gjitha gjeneratat.”
“Por, nëse ai është ndjerë i mosrespektuar, kush jam unë ta kundërshtoj? Mund të them se si lojtar i kombëtares, jo si kapiten, sepse Bernardo Silva është kapiteni, kemi bërë gjithçka te Portugalia për ta respektuar Ronaldon, si njeri dhe si lojtar”, theksoi ai.
Ndërkohë, pas largimit të Ronaldos, Portugalia regjistroi shpejt rezultate negative, përfshirë humbjen e thellë në shtëpi ndaj Danimarkës.







