Black Friday nën kontroll: Inspektorët verifikojnë zbritjet dhe transparencën e çmimeve

Me rastin e fushatës së shitjeve dhe uljeve për “Black Friday”, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të zhvillojë kontrolle të jashtëzakonshme dhe të intensifikuara te subjektet tregtare në të gjithë vendin.

Verifikimet do të përfshijnë ligjshmërinë e zbritjeve, mënyrën e reklamimit, shënimin e çmimeve dhe informacionin që u jepet konsumatorëve për kushtet e ofertave. Inspektorët do të fokusohen veçanërisht te pajisjet elektroshtëpiake, produktet elektronike, telefonat celularë, kompjuterët, veshjet, këpucët dhe mobiliet.

Të lidhura

None found

Një vëmendje e posaçme do t’i kushtohet rasteve kur zbritjet paraqiten në mënyrë të rreme, kur çmimet rriten pa justifikim përpara uljes apo kur përdoret reklamim mashtrues, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga ofertat fiktive.

Inspektorati u kërkon tregtarëve të zbatojnë detyrimet ligjore dhe të publikojnë çmimet dhe uljet në mënyrë të qartë e transparente. Nëse evidentohen shkelje, ndaj tyre do të merren masat ligjore përkatëse.

Konsumatorët që konstatojnë shkelje të të drejtave të tyre mund t’i raportojnë ato në numrin pa pagesë 191 ose nëpërmjet faqes zyrtare www.dpi.gov.mk.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetPadişahbetstarzbetGrandpashabetjojobetjojobetjojobet