Brajan Gruda po spikat si një nga lojtarët kryesorë të Leipzigut, pas paraqitjeve të shkëlqyera edhe me Gjermaninë në Ligën e Kombeve.
Leipzigu fitoi 5:1 në transfertën ndaj Union Berlinit, ndërsa Gruda dha një kontribut të rëndësishëm gjatë 75 minutave që qëndroi në fushë.
Të lidhura
None found
Ai realizoi një gol dhe dhuroi një asistim, duke u përfshirë në formacionin e javës së dhjetë të Bundesligës, të përzgjedhur nga faqja e specializuar “SofaScore”.
Paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.5 dhe Gruda u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Ky ishte çmimi i katërt radhazi që ai fiton në kampionat.
Në 14 ndeshje të zhvilluara deri tani, Gruda ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 6 asistime. Për të kanë shfaqur interesim edhe Bayern, Liverpool dhe Chelsea.





