Pushteti i ri në Serbi vë në dyshim marrëveshjet me Kosovën; BE: Zotimet e Beogradit mbeten në fuqi

Lista Studentore (Studentska lista), e cila i dha fund qeverisjes 14-vjeçare të Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, ka paralajmëruar se do të rishikojë marrëveshjet e dialogut Kosovë–Serbi dhe do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në programin e politikës së jashtme me titull “Punët e jashtme dhe interesat kombëtare”, kjo forcë politike shprehet se do të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe pranimin e saj në mekanizmat ndërkombëtarë, duke u mbështetur në Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Programi parasheh gjithashtu vlerësimin e kushtetutshmërisë së të gjitha marrëveshjeve që lidhen me Kosovën dhe ndjekjen penale të përfaqësuesve të pushtetit të mëparshëm për vepra të mundshme penale gjatë nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjeve që Lista Studentore i quan antikushtetuese.

Të lidhura

None found

Kandidatja Emilija Markoviq deklaroi për televizionin N1 se programi i tyre parasheh që Gjykata Kushtetuese e Serbisë t’i shqyrtojë marrëveshjet e arritura në dialogun me Prishtinën. Sipas saj, Lista Studentore ende nuk e mban pushtetin dhe nuk e di saktësisht se çfarë është nënshkruar, por do të kërkojë fushat që mund të rishikohen. Ajo e cilësoi Kosovën pjesë të Serbisë dhe theksoi se bisedimet duhet të nisin nga baza të tjera, me Kushtetutën e Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare si pikënisje.

Kandidati tjetër, Jugoslav Gashiq, ka thënë se komunikimi me serbët në institucionet e Kosovës do të bëhet përmes bashkësisë ndërkombëtare dhe se Lista Studentore nuk do të ngrejë struktura partiake në Kosovë. Ai ka përjashtuar çdo bashkëpunim me Listën Serbe, të cilën e mban përgjegjëse për gjendjen e serbëve në Kosovë.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk i ndryshon detyrimet e Beogradit në procesin e normalizimit, përfshirë ato që dalin nga Marrëveshja e vitit 2023 dhe Aneksi i saj për zbatim. Me këtë marrëveshje, Serbia u zotua ta respektojë integritetin territorial të Kosovës dhe të mos e pengojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Nga ana e saj, Kosova pranoi formimin e Asociacionit. BE-ja e konsideron marrëveshjen detyruese për të dyja palët, edhe pse ajo nuk është nënshkruar.

Qeveria e Kosovës, sipas Radios Evropa e Lirë, thotë se qëndrimi i saj për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk ka ndryshuar. Ajo kërkon që Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të nënshkruhet, në mënyrë që të garantohet zbatimi i saj. Prishtina kërkon gjithashtu ekstradimin e Milan Radoiçiqit dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të armatosur që sulmoi në Banjskë në shtator të vitit 2023, sulm që e sheh si goditje ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Krahas kësaj, ajo kërkon tërheqjen e letrës që ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u dërgoi 27 shteteve anëtare të BE-së, në të cilën, sipas Prishtinës, thuhej se Serbia nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës.

Ndërkaq, Gjykata e Lartë në Beograd caktoi paraburgim deri në 30 ditë dhe urdhëroi lëshimin e fletarrestimit për Radoiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Arsyeja është se ai nuk u paraqit më 15 nëntor në stacionin policor ku ishte i detyruar të lajmërohej. Vendndodhja e tij mbetet e panjohur.

Me konstituimin e parlamentit të ri të Serbisë ka nisur afati 90-ditor për zgjedhjen e qeverisë. Lëvizja Studentore ka refuzuar të komentojë kërkesat e Prishtinës dhe thotë se qeveria e re do të përgjigjet pasi t’i shqyrtojë të gjitha dokumentet. Lista Serbe, nga ana e saj, deklaroi se nga Lista Studentore nuk ka dëgjuar ende ndonjë zgjidhje konkrete për problemet e komunitetit serb.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryizmir eskorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet giriş