“Kush do të duartrokasë, ka frikë nga ata që hedhin gurë”, Rama takohet me studentë e rektorë në Manastir

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Europe House në Manastir një takim me të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, ku morën pjesë edhe rektorë e përfaqësues të universiteteve.

Takimi u mbajt në kuadër të Ditës së Alfabetit Shqip dhe u përqendrua te arsimi, identiteti kulturor, bashkëpunimi rinor dhe e ardhmja e përbashkët evropiane.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se për gjuhën që i bashkon shqiptarët dhe përbën thelbin e identitetit janë bërë sakrifica të jashtëzakonshme, janë dhënë jetë dhe është përfshirë një numër i madh njerëzish, për të cilët shqipja ka qenë mision jete.

Ai shtoi se nuk duhet harruar se çfarë është shqipja: një kopësht i madh që duhet punuar dhe pasuruar, një kopësht me xhevahire. Prandaj duhet të angazhohemi për krijimin e një biblioteke digjitale, që nga mësimi i shqipes deri te leximi i veprave, ku të ruhet pasuria e gjuhës. Qeveria e Shqipërisë do ta ndërmarrë këtë hap, ndërsa teknologjia ofron ndihmë të madhe, u shpreh kreu i qeverisë para të rinjve.

Në përfundim të fjalës së tij, ai u përshëndet me duartrokitje dhe në atë moment dha një koment që lidhet me protestat në Shqipëri.

“Sot është një kohë disi e veçantë, sepse ata që duan të duartrokasin tremben nga ata që hedhin gurë, dhe ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk të flasin. Për shkak të një periudhe që është sigurisht kalimtare, duartrokitjet janë më të mirëpritura se zakonisht”, tha Rama.

Më tej, në fjalën e tij të plotë, ai e përshkroi atë si momentin mbyllës të një dite që në zemër kishte kujtimin e Alfabetit. Sipas tij, ishte një ditë prekëse, sepse hyrja në godinën e Kongresit historik të Manastirit dhe shikimi i dokumenteve, dorëshkrimeve dhe portreteve të atyre që për nëntë ditë i dhanë jetë Kongresit, e bën të pamundur të mos mendosh se sa shumë gjëra ne i marrim si të mirëqena.

Rama rikujtoi se për gjuhën që flasim e shkruajmë dhe që na bashkon si bazë identiteti janë bërë sakrifica të jashtëzakonshme, janë flijuar jetë dhe është sakrifikuar një kohë e gjatë, me përfshirjen e një numri të pafund njerëzish, për të cilët mbijetesa, trashëgimia dhe bartja e shqipes brez pas brezi ka qenë një mision jete. Ai shprehu mirënjohje dhe falënderim me përulje për të gjithë ata që e bartën gjuhën deri në ditët tona, nga Parashevi Qirjazi dhe patriotët e tjerë të mbledhur në Kongresin e Manastirit, te ata që u bënë baza mbi të cilën u ndërtua dokumenti historik për shqiptarët e këtij shteti, Marrëveshja e Ohrit, e deri te mësuesi më i fundit i shqipes diku në botë, i cili, krahas punës për familjen, e kthen një dhomë në klasë për t’u mësuar shqip fëmijëve të diasporës.

Ai e kujtoi me nderim të madh Arbën Xhaferin, një shqiptar që ia kushtoi jetën çështjes shqiptare në përgjithësi dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në veçanti. Sipas tij, Xhaferi renditet ndër ata që e lëvruan më së miri gjuhën shqipe dhe e vunë atë në dispozicion të një kauze shumë të posaçme.

Ndërsa Dita e Alfabetit kremtohet edhe si festë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Rama theksoi se nuk duhet harruar se shqipja është një kopësht i madh, ndoshta më i madhi që shqiptarët kanë së bashku, një kopësht me xhevahire që duhet punuar, kultivuar dhe pastruar për t’u pasuruar e trashëguar, sidomos tani që gjuha përballet me një tjetër lloj kërcënimi.

Sipas tij, gjuha shqipe ndodhet nën kërcënimin e kohës së re digjitale, kur më të rinjtë shkruajnë me shkurtime si “Flm”, “Tksh”, “Tkxh” dhe harrojnë se fjalët dobësohen e tretën. Gjuha e shkruar tkurret dhe shenjat e pikësimit, për të cilat është bërë përpjekje e madhe, zhduken. Po ashtu zhduken pikat mbi “ë” e mbi “i” dhe bishtat e “ç-ve”, dhe pak nga pak fjalori kthehet në një territor të kufizuar, ku komunikimi ndërtohet me 2-300 fjalë. Mungesa e fjalëve i bën më të vështira urat e dëgjimit dhe mirëkuptimit, shtoi ai.

Kryeministri tha se bëhet fjalë për një mision më vete, aq më tepër që jo vetëm teknologjia, por edhe dominimi në rritje i anglishtes e bën më të vështirë mbijetesën e gjuhëve të tjera.

Shqiptarët, theksoi ai, duhet të jenë të ndërgjegjshëm se pa gjuhën thjesht nuk ekzistojnë. Këtë ndërgjegje duhet ta kultivojnë të gjithë, sipas mundësive dhe pozicioneve të tyre, sepse marrëdhënia me shqipen nuk është e njëjtë në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Tuz, Nju Jork apo Zyrih, por shqipja është një.

Për të arritur te shqipja e njësuar, që mësohet fillimisht përmes abetares, është dashur një histori e gjatë përpjekjesh, ndërsa mbrojtja dhe kultivimi i saj kërkon angazhim të gjithanshëm nga të gjithë pa përjashtim, duke nisur nga ndërgjegjësimi i më të rinjve dhe duke vazhduar me këmbënguljen që ajo të mos zhduket nga veshët, sytë dhe mendjet e më të vegjëlve.

Rama tregoi se gjatë fjalës në muzeun e Kongresit të Manastirit kishte thënë se ka ardhur koha që, së bashku me Qeverinë e Kosovës, me institucionet dhe strukturat e tjera shoqërore të krijuara për gjuhën shqipe — që janë me qindra, ndoshta mijëra organizma të vegjël a më të mëdhenj në mbarë botën shqiptare jashtë dy shteteve tona — si dhe me njerëzit që e jetojnë shqipen si mision të përditshëm, të angazhohen për ndërtimin e një biblioteke mbarëkombëtare digjitale. Ajo do të vihej në dispozicion të të gjithëve, nga mësimi i shqipes deri te leximi i veprave të çdo zhanri, të shkruara ose të përkthyera në shqip.

Kjo bibliotekë, ku do të kyçet e gjithë pasuria e shqipes, do të kërkojë vite për t’u ndërtuar e plotësuar dhe më pas përkushtim për t’u pasuruar vit pas viti, por është koha që puna të nisë, tha ai.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë do ta marrë përsipër këtë hap, konfirmoi Rama, i cili shprehu besimin se edhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë plotësisht e gatshme. Ai kujtoi se themelet e hedhura tanimë duken modeste, por për ndërtimin e tyre u desh kohë e gjatë, derisa u morën përsipër abetarja e përbashkët dhe tekstet e mësimit të shqipes në diasporë. Megjithatë, themelet nuk mjaftojnë; duhet ngrehina dhe teknologjia ndihmon shumë në këtë drejtim.

Më pas, ai vuri në dukje se Akademia Shqiptare e Shkencave po punon intensivisht për Fjalorin e madh të Gjuhës Shqipe, një referencë jashtëzakonisht e rëndësishme që do të përditësojë gjithçka ka ndodhur me fjalët shqipe në vitet e mëparshme, si dhe për Fjalorin Enciklopedik dhe historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve. Pas kësaj pune kolosale, së shpejti do të ketë vepra të domosdoshme për bibliotekën dhe historinë e gjuhës e të shqiptarëve, tha ai.

Në fund, Rama theksoi se ndërsa Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, siç synon edhe Republika e Kosovës, është e rëndësishme të mbahet parasysh se identiteti ynë, me të cilin gjuha lidhet si mishi me thoin kur vjen puna te fjala, nuk është pengesë, por një burim unik force për të qenë pjesë e një familjeje me shtete të barabarta mes të ndryshmeve, me histori e kultura të ndryshme, por bashkë si pjesë e identitetit të përbashkët evropian.

Ai i falënderoi të pranishmit për praninë, mikpritjen dhe duartrokitjet, dhe shtoi se marrja e duartrokitjeve nga më të rinjtë nuk është diçka e përditshme për të, pasi gjithmonë ka të rinj që duartrokasin dhe të rinj që nuk duartrokasin, të rinj që entuziazmohen dhe të rinj që hidhërohen.

Por, vijoi ai, sot është një kohë pak e veçantë, sepse ata që duan të duartrokasin tremben nga ata që gjuajnë me gurë, ndërsa ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin. Për shkak të kësaj periudhe, që ai e cilësoi shumë kalimtare, duartrokitjet janë më të mirëpritura se zakonisht.


Shtuar më 22.11.2026 22:10

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryizmir eskorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş