Goditje në kokë dhe gjobë 5 milionë lekë, dëshmia tronditëse e 16-vjeçarit të shoqëruar në protestë: Nuk e paguaj dot, s’më frikësojnë

Një 16-vjeçar ka dhënë një dëshmi të fortë gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke rrëfyer për mikrofonin e gazetarit të News24, Osman Stafa, dhunën që pësoi pasi policia e shoqëroi një natë më parë, si dhe gjobën e rëndë prej 5 milionë lekësh të vjetra që iu vendos në komisariat.

Sipas rrëfimit të tij, i riu kishte hyrë në një lokal pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” kur u vu re nga një efektiv policie; më pas, 4-5 agjentë civilë e shoqëruan me forcë, ndonëse qytetarët që ndodheshin aty u përpoqën të ndërhynin. Ai shtoi se dhuna fizike dhe ofendimet filluan menjëherë pasi hipi në automjetin e policisë, ku agjentët e qëlluan në kokë dhe u ndalën vetëm kur ai u tha se ishte i mitur, 16 vjeç.

Të lidhura

None found

Në komisariat, të miturit iu shqiptua një masë administrative prej 5 milionë lekësh të vjetra, me pretendimin se në orën 19:05 ishte regjistruar duke hedhur lëndë piroteknike në drejtim të uniformave blu. Por 16-vjeçari e ka mohuar kategorikisht këtë veprim, duke sqaruar se kishte një kapsollë me vete që nuk e kishte hedhur dhe se mund ta provonte këtë me pamjet filmike të regjistruara nga një qytetar. Ai shtoi se policia e kishte identifikuar vetëm për shkak të tutave të kuqe që kishte veshur.

Kur u pyet për arsyet që e shtyjnë të dalë në protestë, i riu u shpreh se lufton për të drejtat e tij dhe për një jetë më të mirë, larg vjedhjes dhe korrupsionit. Ai përshkroi gjithashtu gjendjen e vështirë ekonomike të familjes: është djali i madh, ka tre motra më të vogla dhe i vetmi që punon është babai i tij saldator, rroga e të cilit mezi mjafton. Pavarësisht masës ndëshkimore dhe dhunës së përjetuar, 16-vjeçari deklaroi me vendosmëri se nuk ka mundësi ta paguajë gjobën dhe as nuk do ta paguante, duke theksuar se nuk frikësohet dhe për këtë arsye kishte dalë sërish në protestë.


Shtuar më 22.11.2026 19:34

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryizmir eskorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet giriş