Ish-diplomati Xhevat Mustafa ngre dyshime për kërcënim pas shenjave misterioze në derën e banesës

Publicisti dhe ish-diplomati Xhevat Mustafa ka raportuar një ngjarje që e sheh si të çuditshme dhe me nuanca kërcënuese, pasi disa persona të paidentifikuar kanë pikturuar dy shenja me ngjyra në hyrjen e apartamentit të tij në Tiranë.

Në një njoftim të shpërndarë në Facebook, Mustafa ka sqaruar se incidenti ka ndodhur në mbrëmjen e 20 nëntorit, pas orës 22:00, në pallatin ku banon, i cili ndodhet prapa shkollës “1 Maji”.

Të lidhura

None found

Ai ka rrëfyer se në pjesët e poshtme të dy kornizave anësore të derës janë shfaqur dy figura me bojë blu të errët, të cilat nuk dalloheshin qartë.

“Ky veprim është realizuar pas orës 22.30, një orar kur fëmijët zakonisht flenë, ndërsa ‘minjtë’ e neodiktaturës dalin për të përmbushur misionet inkuizicioniste dhe parazgjedhore, të caktuara e të paguara mirë… nga ‘Qendra’ dhe ‘Shefi’!”, shkroi Mustafa.

Ai dyshon se këto shenja mund të kenë lidhje me artikujt dhe qëndrimet e tij publike kundër Partisë Socialiste dhe drejtuesve të saj.

“Dyshimi im i parë dhe më i fortë është se ato shkarravina janë bërë nga 1 ose 2 ish-sigurimsa të hershëm apo patronazhistë aktualë, që kanë nën mbikëqyrje bllokun tonë nr. 2 dhe pallatin tonë, pranë rrugës ‘Zonja Çurre’, e njohur më parë si ‘Shyqyri Ishmi’”, theksoi ai.

Mustafa ka nënvizuar se për më shumë se 35 vjet, në rolin e gazetarit dhe analistit politik, ka botuar analiza dhe opinione mbi zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe shtete të tjera.

Sipas tij, arsyet e mundshme për këtë veprim lidhen edhe me shkrimet e tij të publikuara gjatë muajve tetor dhe nëntor në gazetat “Bota Sot” dhe “Panorama”, si dhe në llogarinë e tij në Facebook.

Në postim, ai ka sjellë në kujtesë një kërcënim që pretendon se e kishte marrë në vitin 1991, për shkak të shkrimeve rreth dyshimeve për vjedhjen e rreth 270 tonëve ar nga Thesari i Shtetit gjatë viteve 1984-1989.

Ai ka treguar se atëherë kishte mbledhur prova nga një shofer i Albtransportit dhe dy anëtarë të ekuipazhit të një anijeje tregtare, të cilët, sipas tij, kishin të dhëna për lëvizjen e arit nga Tirana drejt Venecias.

“Zëri që më kërcënoi në telefon më bëri dy pyetje me nëntekst të dukshëm: ‘A do të shkojnë nesër në mëngjes vajza dhe djali yt në shkollë…? Po për fëmijët nuk mendon?’”, kujtoi Mustafa.

Image

Ai ka thënë se disa miq e kishin këshilluar ta denonconte rastin e fundit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë, por ai kishte zgjedhur të mos e bënte këtë.

Në mbyllje të postimit, publicisti dhe ish-diplomati iu drejtua Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Ervin Demos që, sipas fjalëve të tij, t’u vënë “fre” patronazhistëve.


Shtuar më 22.11.2026 11:17

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbet