Man City ngec ndaj Fulhamit dhe shkon katër ndeshje pa fitore

Manchester City u detyrua të kënaqet me një barazim 1-1 kundër Fulhamit në përballjen e javës së 11-të të Premier Ligës.

Skuadra e Enzo Marescas ka arritur në katër ndeshje pa fitore, pasi u bllokua në shtëpi nga Fulhami, pas tri humbjesh radhazi.

Të lidhura

None found

Gjatë pjesës së parë, vendasit shfaqën lojë disi më cilësore, por vetëm miqtë arritën ta dërgonin topin në rrjetë.

I vetmi gol i këtij fraksioni erdhi në minutën e 16-të nga Rodrigo Muniz, i cili realizoi për 0-1 pas një pasimi të Oscar Bobb. Kështu, Fulhami shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazh, ndërkohë që goli i Erling Haaland në minutën e 25-të u anulua për një faull.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin më të rrezikshëm dhe krijuan më shumë raste, por shënuan vetëm një herë, çka nuk mjaftoi për t’i rikthyer te fitorja.

Barazimi erdhi në minutën e 57-të, kur Elliot Anderson shënoi për 1-1. Deri në fund rrjetat mbetën të paprekura, ndaj të dyja skuadrat u pajtuan me nga një pikë.

Pas këtij rezultati, City ndodhet në vendin e tretë me 22 pikë, pesë më pak se Arsenali kryesues, ndërsa Fulhami renditet i 14-ti me 11 pikë.

Në sfidën e radhës, “Qytetarët” do të udhëtojnë drejt “Emirates” për derbin kundër Arsenalit, teksa londinezët presin Bournemouthin.


Shtuar më 21.11.2026 15:33

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet