Përkujtohen 33 vjet nga aksidenti ajror në Ohër me 116 viktima

Më 20 nëntor shënohet 33-vjetori i një prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në historinë e Maqedonisë së Veriut. Në këtë datë të vitit 1993, një avion i kompanisë ajrore “Avioimpex” u rrëzua pranë aeroportit të Ohrit, duke shkaktuar vdekjen e 116 personave. Mes viktimave kishte edhe shumë shqiptarë nga Kosova.

Avioni i tipit Yakovlev Yak-42D po kryente fluturimin nga Gjeneva e Zvicrës drejt Shkupit. Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në kryeqytet, fluturimi ishte devijuar drejt aeroportit të Ohrit, ku tragjedia ndodhi gjatë tentativës për ulje.

Të lidhura

None found

Në bordin e avionit ndodheshin 108 udhëtarë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Nga aksidenti fillimisht humbën jetën 115 persona, ndërsa udhëtari i vetëm që kishte mbijetuar vdiq disa ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra, duke e çuar numrin përfundimtar të viktimave në 116.

Një pjesë e konsiderueshme e pasagjerëve ishin shqiptarë nga Kosova, të cilët jetonin dhe punonin në Zvicër dhe po udhëtonin drejt vendlindjes për t’u bashkuar me familjarët e tyre.

Kjo tragjedi la pas dhimbje të thellë te familjet e viktimave dhe mbetet një nga ngjarjet më të rënda në historinë e aviacionit në vend.

Edhe pas 33 vjetësh, data 20 Nëntor vijon të jetë e dhimbshme për familjarët dhe të afërmit e 116 personave që humbën jetën në këtë aksident tragjik.


Shtuar më 20.11.2026 22:32

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet