Më 20 nëntor ka nisur protesta e 174-të kundër qeverisë.
Qytetarët janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë.
Të lidhura
None found
Në këtë zonë ndodhen gjithashtu shumë forca policore, të cilat nuk i lejojnë protestuesit të qëndrojnë në bulevard. Ky veprim kryhet në zbatim të Aktit Normativ të qeverisë, i cili u ndalon qytetarëve qëndrimin në sheshe.
Protestuesit e kanë cilësuar të paligjshëm Aktin Normativ.
Për të zbatuar këtë akt, policia po i shtyn qytetarët drejt trotuareve. Forcat e rendit nuk po kursejnë as personat që ndodhen në trotuare, ndërsa janë shoqëruar edhe disa qytetarë.
Sipas Aktit Normativ të qeverisë, qytetarëve u ndalohet të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe në mënyrë paqësore, çka e bën situatën absurde.








