Shiroka Pula zhvillon takim me ambasadoren kroate, në fokus thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës, është riafirmuar miqësia ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve.

Të lidhura

None found

Presidentja Shiroka Pula e ka vlerësuar Kroacinë si vend mik dhe mbështetëse të fuqishme të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e saj që nga vitet e luftës, njohja e pavarësisë dhe proceset e konsolidimit të shtetit.

Ajo ka kujtuar gjithashtu kontributin e shqiptarëve në luftën për lirinë e Kroacisë, duke e cilësuar atë si një urë të rëndësishme miqësie dhe afërsie ndërmjet dy popujve.

Në takim është vlerësuar edhe angazhimi i ambasadores Barishiq në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Bashkëbisedimi është përqendruar edhe në mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit dhe shkencës, si dhe në zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare dhe investimeve.

Presidentja Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë që marrëdhëniet e afërta politike dhe diplomatike të konkretizohen përmes projekteve në interes të qytetarëve të të dy vendeve.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet