Gjatë darkës së të nominuarve në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, banorët iu përgjigjën pyetjeve të ardhura nga publiku. Jona u pyet nëse do të pranonte të ishte zgjedhja e tretë e Fuegos.
Kjo pyetje erdhi pasi Fuego kishte shprehur më herët një pëlqim për të.
Të lidhura
None found
Jona e përjashtoi menjëherë këtë mundësi, duke thënë se nuk ndjen tërheqje ndaj tij dhe se nuk e sheh që raporti i tyre të shndërrohet në një lidhje, edhe pse kjo mund t’i sillte përfitime në lojë.
“I kam sqaruar gjërat me Fuego. I kam thënë që nuk më pëlqen dhe as që e shoh lidhjen tonë të shkojë në atë drejtim. Ai ka qenë shumë dakord dhe e ka pranuar. Unë i thashë që për më shumë jo”, ka deklaruar Jona.
Momentin e plotë nga darka e të nominuarve mund ta ndiqni në video.




