Në orët e mbrëmjes, një grup qytetarësh u mblodhën përpara Komisariatit numër 1 në Tiranë për të shprehur mbështetje ndaj personave që ishin shoqëruar gjatë protestës së ditës.
Megjithatë, forcat e rendit ndërhynë edhe në këtë rast, duke i shoqëruar disa prej të pranishmëve.
Të lidhura
None found
Sipas dëshmitarëve, veprimet e policisë u kryen me forcë, ndonëse qytetarët po zhvillonin një tubim paqësor.
Tubimi vazhdon ende para Komisariatit numër 1 në kryeqytet, edhe pse moti nuk ka qenë i favorshëm për qëndrim në ambiente të hapura.
Gjatë ditës së sotme, forcat policore kanë përdorur dhunë edhe përpara godinës së Kryeministrisë, pavarësisht se protestuesit ishin të qetë dhe nuk kishin kryer asnjë veprim të dhunshëm.








