Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me rastin e mbylljes së mandatit të saj diplomatik.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, Kusari njoftoi se gjatë bisedës u trajtuan bashkëpunimi dypalësh, shkëmbimi i eksperiencave si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sektorin e inovacionit.
Të lidhura
None found
Ajo theksoi se një vëmendje e veçantë iu kushtua Ligjit për Inovacionin dhe rolit që luan Fondi i Inovacionit në hapjen e mundësive të reja për zhvillimin e ekosistemit inovativ në Kosovë.
Sipas saj, ambasadorja Ziv shprehu gatishmërinë për të mbështetur shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin në këtë fushë.
Në përfundim, Kusari falënderoi ambasadorja për përkushtimin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, duke i uruar suksese në detyrat e saj të ardhshme.







