Andi Bushati ironizon Bashën: Kur do zgjohet ky Luli, se na futi përçarjen kombëtare Rama-Kurti

Analisti i njohur Andi Bushati ka ironizuar kreun e opozitës Lulzim Basha përmes një shkrimi të gjatë të përgatitur prej tij.

Pushimet e gjata të Bashës, sipas tij, na kanë sjellë edhe përçarje kombëtare, pasi Rama ka mbetur pa armik dhe për këtë shkak ka filluar merret me Albin Kurtin.

“Gjumi i thellë dhe i gjatë i Bashës e ka lënë Ramën pa armikun e domosdoshëm që i duhet në çdo kohë, duke e detyruar ta kërkojë atë në Kosovë.

Pra shkurt, Luli del përgjegjës për përçarje kombëtare”, shkruan Bushati, i cili ka qenë një nga mbështetësit e rrugës revolucionare të Lulzim Bashës, për djegien e mandative dhe bojkotimin e zgjedhjeve./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 12:31