Vlora Çitaku, anëtare e Grupit Punues për Apelin në Hagë, ka shprehur mirënjohje për presidenten Shiroka-Pula për përkrahjen dhe gatishmërinë e treguar për të dhënë kontribut në përpjekjet për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas saj, në këtë fazë është thelbësore që uniteti politik dhe ai institucional të provohet me veprime konkrete dhe me mbështetje për procesin e mbrojtjes në apel.
Të lidhura
None found
Çitaku ka nënvizuar se përkrahja ndaj ish-anëtarëve të UÇK-së duhet të vijojë edhe në këtë etapë të procesit gjyqësor.
“Do të qëndrojmë pranë tyre në betejën për drejtësi dhe do ta mbrojmë me vendosmëri të vërtetën për luftën e drejtë të UÇK-së”, ka deklaruar Çitaku.
Mesazhin e saj ajo e ka mbyllur me zotimin se mbështetja do të vazhdojë deri në kthimin e tyre në atdhe.







