Rrahman Hoti, personi i dyshuar për vrasjen në Suharekë, mendohet se kishte vrarë bashkëshorten e tij më 8 nëntor të vitit 20211.
Bëhet e ditur se për këtë rast atij i ishte dhënë dënimi prej 19 vitesh burgim.
Të lidhura
None found
Më pas, shteti zviceran e kishte dëbuar Hotin dhe ai ishte rikthyer në Kosovë.
Tashmë ai do të përballet me drejtësinë në Kosovë për të njëjtën vepër penale.
Nga informacionet e para, Hoti e ka vrarë sot S.Dakaj në një parking në qytetin e Suharekës, pas një konflikti që mendohet se ka nisur për shkak të parkimit.
Ai fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por u vu në pranga si rezultat i ndërhyrjes së policisë.
Detajet e reja pritet të bëhen të ditura në vijim.






