Tetë muaj burg për autorin e djegies së automjeteve diplomatike bullgare në Shkup

Igor Dashkovski Stojanovski, i pandehuri për vënien e zjarrit ndaj dy makinave diplomatike pranë Ambasadës së Bullgarisë, është dënuar me tetë muaj heqje lirie. Meqenëse ndodhet në paraburgim që nga muaji qershor, atij i mbeten edhe disa muaj për të vuajtur dhe gjithashtu duhet t’i paguajë ambasadës rreth 3.300 euro si kompensim dëmi.

Gjykatësi deklaroi se dënimi prej tetë muajsh është shqiptuar në bazë të nenit 47, paragrafi 1 i Kodit Penal dhe se periudha e kaluar në paraburgim që nga data 15.06.2026 do të llogaritet në vuajtjen e dënimit.

Të lidhura

None found

Duke qenë se i pandehuri u shpreh fajtor, gjatë seancës nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u bë i ditur ndonjë motiv për krimin. Avokatja e tij u shpreh e kënaqur me vendimin e marrë.

Personi i akuzuar për zjarrvënien e dy automjeteve diplomatike pranë Ambasadës Bullgare në Shkup e pranoi fajësinë për veprën e kryer më 15 qershor të këtij viti.

“Ndihem fajtor dhe e pranoj plotësisht përgjegjësinë. Vendimin e mora vetë”, u shpreh i pandehuri para gjykatës.


Shtuar më 18.11.2026 13:21

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet