Kartoni i kuq na dëmtoi, Liga B është një nivel tjetër” – Foda pas disfatës ndaj Irlandës

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, e lidh humbjen 3-0 ndaj Republikës së Irlandës me përjashtimin e Kreshnik Hajrizit në minutën e 26-të, duke vlerësuar se skuadra e pati shumë të vështirë të reagonte pas mbetjes me një lojtar më pak.

Sipas Fodës, Kosova e nisi takimin në mënyrë pozitive dhe gjatë 20-25 minutave të para ishte më kërkuese se kundërshtari. Ai beson se ekipi i tij duhej të kishte shënuar i pari, por kartoni i kuq ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

Të lidhura

None found

“E nisëm mirë ndeshjen. Në 20-25 minutat e para ishim më të mirë dhe më dominantë, ndaj duhej të kalonim në avantazh. Pas kartonit të kuq u bë shumë e vështirë të luanim me një futbollist më pak. Kur Irlanda shënoi golin e dytë, situata u rëndua edhe më shumë, pasi ata shtuan presionin”, deklaroi Foda pas përfundimit të sfidës.

Përzgjedhësi i Kosovës nënvizoi se në këtë nivel nuk është e lehtë të përballosh dy ndeshje radhazi me inferioritet numerik. Ai tha se skuadra duhet të përfitojë nga gabimet e bëra në këto takime.

“Në këtë nivel nuk mund të luash dy ndeshje rresht me një lojtar më pak. Kartoni i kuq nuk duhej të ndodhte. Nga këto ndeshje skuadra mori një mësim. E kuptuam se Liga B është në një nivel tjetër krahasuar me Ligën C”, u shpreh trajneri gjerman.

Foda foli gjithashtu për situatën e lojtarëve te klubet e tyre. Ai theksoi se një pjesë e futbollistëve të Kosovës nuk po aktivizohen rregullisht dhe se rritja e minutave të tyre në skuadrat përkatëse është një nevojë e rëndësishme.

“Shumë lojtarë kanë pasur pak minuta me klubet e tyre. Tani është e rëndësishme që ata të luajnë më shumë në ekipet ku aktivizohen”, përfundoi Foda.

Pas humbjes 3-0 në Dublin, Kosova e përfundoi Grupin 3 të Ligës B në vendin e tretë dhe humbi mundësinë për të luajtur në play-off për promovimin në Ligën A.


Shtuar më 17.11.2026 23:49

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetjojobet güncel girişgrandpashabetjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet